Nis kompensimi i pronarëve, do të marrin para vetëm për 200 m2

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave hap aplikimet për kompensimet e ish-pronarëve.Pronarët e shpronësuar kanë afat deri në 5 shkurt për të dorëzuar dokumentat, ndërkohë që fondi i vënë në dispozicion është rreth 3 milion dollarë.Por ajo që është risi për këtë vit është edhe formula që do përdoret për ish-pronarët.Në fund të muajit dhjetor u vendos se sipërfaqja e tokës që do të kompensohet do të jetë vetëm 200m2 dhe kjo me arsyen e shtimit të numrit të përfituesve nga fondi .Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata ish-pronarë të cilëve u është njohur e drejta e pronës me vendim të formës së prerë dhe nuk kanë përfituar më parë asnjë kompensim.Pronarët duhet të paraqiten pranë AKKP për të tërhequr numrin e aplikimit rreth ores 08:30 ndërkohë që proçesi i pranimit të kërkesave nis në orën 10:00.