Biletat e shtrenjta e pagesa për energjinë lënë lezhjanët pas festuar jashtë
Faktori ekonomik ka ndikuar fuqishëm në uljen e numrit të udhëtimeve me destinacion vendet e huaja për qëllime turistike. Të dhënat jepen dhe nga operatorët turistikë, të cilët thonë se në rënien drastike të numrit të udhëtimeve jashtë ka ndikuar dhe barra e pagesës së menjëhershme të faturave të prapambetura të energjisë elektrike.Lezhë- Një vit i varfër. Kështu i kane konsideruar udhëtimet me destinacion turizmin jashtë shtetit të lezhjanëve, Operatorët turistik të këtij qyteti.Numri i udhëtarëve për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre ka qenë tejet i ulët, por shumë herë më e ulët ka qenë kërkesa për udhetime turistike jashtë vendi.Çështjet ekonomike janë faktori kryesor, ku së fundmi rëndoi edhe barra e shtuar për pagesat e prapambetura të energjisë.Por jo më pak ka ndikuar edhe falimentimi i dy kompanive shqiptare. Sipas operatorëve është ulur numri i trageteve që vinë nga Bari dhe janë rritur çmimet, deri në 80 euro bileta.Po sipas të dhënave nga Operatorët turistik në Lezhë, në krahasim me një vit më parë, numri i udhëtimeve turistike jashtë vendit ka pësuar rënie me 60%.