Përplasen 3 mjete në hyrje të Lezhës, plagosen 3 anëtarë të një familje

Përplasja e 3 automjeteve në dalje të qytetit të Lezhës ka shkaktuar plagosjen e 3 pjestarëve të një familjeje.Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:30 minuta në superstraden Lezhe-Laç, ndërsa të plagosur janë Mirash, Nikoll, e Nazmie Perbiba përkatesisht 57, 54 dhe 50-vjeç, që të tre banues në qytetin e Shëngjinit.Nga të dhënat e policisë mësohet se automjetet e aksidentuara janë një Honda, një fuoristradë dhe një Volswagen me targa AA605JL, AA670IT dhe ZD239GC.Tre të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku është bërë të ditur se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesi i mjetit " Honda", Arben Cali, ka qenë në gjendje të dehur, ku mendohet se ka shkaktuar edhe aksidentin. Vetëm pak minuta më pas policia bëri ndalimin e tij,Për shkak të aksidentit, qarkullimi i mjeteve në supërstraden që lidh Lezhën me Laçin u bllokua për disa minuta, pasi mjetet e aksidentuara kanë qenë në mes të rrugës.Është dashur ndërhyrja e policisë për të devijuar lëvizjen e mjeteve në një aks dytësor nga rruga e Shëngjinit, por kjo u shoqërua me një kaos në lëvizjen e mjetëve.Pak minuta më vonë kanë ndodhur dhe dy aksidente të tjera në supëstraden Lezhë-Shkodër, por fatmirëisht janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka patur pasoja në njerëz.