Ambasadori i Egjiptit në Ora News, vlerëson punën e stafit e investimet e Presidentit
Ambasadori i Egjiptit ne Shqipëri Ahmed Abdellah zgjodhi RTV Ora News për takimin e tij të parë me një media shqiptare. I pritur nga presidenti Ndroqi dhe i gjithe stafi drejtues i televizionit me të ndjekur informativ ne vend, Ambasadori Abdellah nuk i fshehu mbresat qe i lane studiot me teknologjine e fundit High definition dhe trasmetimi i cilësisë më të lartë si dhe mosha e re e stafit që me energjinë dhe pasionin e tyre ofrojnë programe që ndiqen masivisht nga publiku."Ajo që pashë sot është se sa shumë është zhvilluar televizioni dhe sa shumë është bazuar në teknologjinë e avancuar. Në fakt e dija që televizioni Ora News është më i miri në Shqipëri. Pas disa muajsh kur unë erdha këtu u informova për këtë, e prandaj isha shumë kurioz dhe i interesuar të vija. Ajo që më tërhoqi vëmendje është se përvec tekonolgjisë që keni më bënë përshtypje edhe burimet njerëzore. Duket që keni marrë stafin më të mirë. Dhe ti japësh besim sot brezit të ri është shumë e rëndësishme për të qënë i sukseshëm, sepse brezi i ri ka gjithmonë pasionin, energjinë dhe motivin e duhur".Kryediplomatit egjiptian ishte i interesuar te dinte per ruajtjen e pavaresisë editoriale nga drejtuesit e emisioneve, te cilët ju përgjigjen se i vetmi kontakt që kanë me Presidentin e televizionit për sa i takon linjës editorial eshtë mbështetja dhe përkrahja për të thënë vetëm të vërtetën.Shqipëria dhe Egjipti janë dy popuj që kanë lidhje të ngushta me njëri-tjetrin dhe pavarësisht vëshirësive dhe tranzicionit që po kalon Egjipti, ambasadori Abdella u shpreh se shqiptarët po vazhdojnë vizitat e tyre turistike, gjë që dëshmon se miku i mirë duket në ditë të vështira.Presidenti Ndroqi i shprehu gadishmërinë për të trasmetuar dokumentare dhe repotazhe njohëse mbi Egjiptin në valet e Ora News dhe të Channel 1 , televizion që po hyn ne treg me ambicjen për ti dhënë hapësirë dhe argëtim shqiptarëve në një format gjeneralist.Vizita e ardhshme do te jetë në një nga studiot tuaja, konfirmoi ambasadori egjiptian, duke u larguar për tu kthyer sa më shpejt e për të ndarë me shqiptarët lajme të mira nga vendi i tij.