ERE shtyn shqyrtimin për heqjen e licencës së CEZ-it

Enti Rregullator i Energjisë shtyn për një kohë të pacaktuar shqyrtimin për heqjen e licencës së kompanisë CEZ.Drejtori Juridik i ERE-s, Eduard Elezi theksoi në një njoftim për mediat, ERE ka theksuar se aktualisht po bëhet një monitorim ndërkohë që po bëhen konsultime me institucionet ndërkombëtare për problemet dhe nëse janë përmbushur pikat e kontratës.Sipas tij janë ngritur pune që po bëjnë verifikimet në terren dhe do të vijohet me përpunimin e të dhënave.Enti Rregullator i Energjisë është shprehur se situata energjitike në vend mbetet e vështirë dhe se vazhdon importi i energjisë."Ka një përmirësim të lehtë të nivelit të ujit në Hidrocentrale por megjtihatë vijon importi i energjisë” thuhet në njoftimin e ERE-s.