Tropojë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë pasi është kapur me armë pa leje.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ajet Breçani, banues në fshatin Markaj, Komuna Bujan. I riu pasi është kapur në flagrancë nga policia në vendin e quajtur "Ara e Gjyriqve" me një arme zjarri tip pistoletë Mod-57, me një krehër, dhe 9 copë fishekë, të cilët u sekuestruan nga ana e policisë.Ndërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Tropojë për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".