Tiranë, Ministri i jashtëm serb Mrkiç nis takimet

Ministri i jashtëm serb Ivan Mrkic i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë vijon sot axhendën e takimeve. Ai do të takohet me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Panariti, ndërsa do të pritet edhe nga kryeministri Sali Berisha.Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” minisri Mrkic është shprehur se shpreson që me këtë vizitë të hedhë bazat për një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Mbërritja e tij dje u prit me protesta në aeroportin e Tiranës nga një grup aktivistësh të Aleancës “Kuqezi”.Ministri i jashtëm serb që për herë të fundit ka vizituar zyrtarisht Tiranën ka qenë Vuk Drashkoviç në vitin 2004. Ndërsa në Beograd, që prej atij viti ka patur tre vizita të ministrave të jashtëm shqiptar. E fundit është ajo e 2010 e ish zëvendëskryeminisrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta.Pas 8 vjetësh, një tjetër kryediplomat serb shkel në kryeqytetin shqiptar, me synimin për të shtyrë përpara një marrëdhënie e cila ka gjithmonë në mes një çështje të pashmangshme, Kosovën.Dhe thirrjet për Kosovën kanë qenë të parat që e kanë pritur ministrin Mrkic sapo ka shkelur në aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”. Aktivistët e aleancës “Kuqezi” kanë brohoritur slogane dhe kanë mbajtur parulla në të cilat shkruante “Kosova është Shqipëri”.