Dhunoi drejtuesin anësor të ndeshjes, në pranga futbollisti i Memaliaj

Blutë e Komisariatit të policisë Kuçovë kanë arrestuar 22-vjeçarin Danald Harizi, futbollist i ekipit të Memaliajt. Arrestimi i futbollistit është bërë pasi, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të futbollit Skrapari-Memaliaj, gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes futbollisti Donald Harizi ka goditur me grushta drejtuesin anësor të ndeshjes. Ky i fundit është dërguar në spital,ku pasi mori mjekimin është drejtuar në banesën e tij.Materialet në ngarkim të futbollistit i janë përcjellë Prokurorisë së rrethit Berat për veprën penale të: "goditjes për shkak të detyres". Rasti i djeshëm e çon në 12 numrin e rasteve të dhunës në stadiumet e futbollit të qarkut të Beratit në 3-vitet e fundit, ku në të shumtën e rasteve dhuna është ushtruar nga futbollistët mbi gjyqtarët ,por nuk kanë qenë të pakta edhe rastet e goditjeve të futbollistëve mes tyre në fushë.