Berisha: Greva e urisë, për interesa të pastra politike

Kryeministri Sali Berisha e ka përsëritur qëndrimin e tij duke e cilësuar grevë politike atë që po mbanin ish të dënuarit politike. Një orë përpara se ish të dënuarit politike të vendosini të ndërprisinin grevën , kryeministri deklaroi se ajo për bëhet për interesa të pastra politike.Kryeministri tha se do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të përcaktojnë me votë në zgjedhjet e ardhshme kush do ti qeverisë.Po ashtu kryeministri tha se qeveria ka hartuar dhe ka respektuar një kuadër ligjor, i cili do të jetë bazë në ecurinë e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë.Prej 31 ditësh ish të dënuarit politik u futën në grevë urie duke kërkuar nga qeveria dëmshpërblimin e tyre. Gjatë kësaj kohe dy prej grevistëve i vunë flakën vetes ndërsa numri i tyre u pakësua për shkak të gjendjes shëndetësore. Në ditën e 31 ish të dënuarit politikë vendosën të ndërpresin këtë grevë urie.