Dhuna në familje, gratë nuk e njohin sa duhet ligjin për mbrojtje
Dhuna në familje mbetet një nga problemet më shqetësuese. Një pjesë e madhe e grave hezitojnë të denoncojnë dhunuesin ndërsa disa të tjera janë të guximshme dhe kanë trokitur në komisariate dhe gjykata. Vetë avokatët thonë se femrat nuk i njohin mirë ligjet që i mbrojnë ato nga dhunuesi.Gjatë viteve të fundit ka patur një rritje të numrit të femrave të cilët kanë kërkuar urdhër mbrojtje, ku brenda 1 viti janë regjistruar më shumë se 200 kërkesa të tilla në Tiranë. Duke qënë se shumë femra kanë mungesë të informacionit se si mund te mbrohen nga dhunuesi edhe pse janë pre e dhunës në familje, ne trokitëm në zyrën e avokates Mirela Roshi.Por avokatja thotë se për fat të keq shumë femra pasi marrin urdhërin për mbrojtjen e menjëhershëm nuk fitojnë më të drejtën e mbrotjes. Madje shumë prej tyre nuk merren seiozisht as në komisariatet e policisë kur denoncojnë dhunuesin.Femrat, thotë avokatja, do të ndihen më të mbrotjura nëse njohin zbatimin e ligji, ndërsa meshkujt dhunues do të jenë më të frikësuar. Edhe pse ka një rritje në ndërgjegjësimit për të denoncuar dhunën, në të shumtën e rastve gratë e fshehin dhunën brenda 4 mureve të shtëpise dhe nuk e marrin guxim për ti drejtuar komisariatit apo gjykatës së vendit të tyre.