Ish të përndjekurit politik ndërpresin grevën e urisë

Ish të burgosurit politik kanë ndërprerë sot grevën pas 31 ditësh në grevë urie.Në një prononcim për mediat, ata kanë njoftuar se ndërpresin grevën, por jo protestat për të drejtat e tyre.“SHBA-BE mbështet kauzën tone. Betohemi se lufta per kauzën tonë nuk mbaron këtu. Ne do vijojmë me protesta paqësore. Nuk e shtynim dot me tepër, u bënë 31 ditë. Nga këto 20 ditë në një terror psikologjik” tha njëri prej grevistëve.“Greva ka arritur qëllimet e saj brenda dhe jashtë vendit. Unë e konsideroj grevën të fituar sepse ajo është zhvilluar në kushtet e një terrori” theksoi një tjetër grevist.KE: Inkurajojmë dialogun konstruktivZëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano ka reaguar sot në lidhje me grevën e ish të përndjekurve politik në Shqipëri duke u shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar.Në një prononcim për mediat, Stano ka kërkuar dialog konstruktiv mes autoriteteve shqiptare dhe ish të përndjekurit politik për të zgjidhur situatën e krijuar.“Jemi të shqetësuar, ndjejmë keqardhje për ata që janë në grevë urie. Situata e tyre duhet të jetë prioritet imediat. Sa i përket shqetësimit të tyre, ne inkurajojmë dialog konstruktiv të besueshëm me autoritetet dhe shoqërinë civile, në kornizën e institucioneve demokratike dhe përkatëse.”- ka thene Stano.Ish të përndjekurit protestë para Kuvendit, Tufa:Të ndërhyjnë ndërkombëtarëtIsh të përndjekurit politik vijojnë ditën e 31 të grevës së urisë ndërsa një përfaqësi e tyre kanë protestuar sot para kryesisë së Kuvendit.Kordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa ka kërkuar sot ndërhyrjen e organizmave ndërkombëtare për zgjidhjen e situatës pasi gjendja është kritike.“U bëjmë apel organizmave ndërkombëtare të kenë vëmendje se qeveria po fyen jo vetëm ish të burgosurit por të gjithë. Organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e atyre martirëve që po japin shembullin dhe po shuhen nga momenti në moment” tha Tufa.Ai gjithashtu akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj grevistëve si dhe ka larguar lëngjet dhe medikamentet për ta.“Greva është përshkuar nga një terror i paparë policesk dhe janë shkelur të drejtat e njeriut. Greva po zhvillohet në kushte ç`njerëzore dhe medikamentet dhe lëngjet janë larguar me dhunë. Shprehim keqardhje për mos reagimin e organizmave për të drejtat e njeriut. Ne po vazhdojmë të japin shembullin duke dëshmuar që në këtë vend mungon demokracia. Ne kërkojmë dialog nuk duam përplasje. Kemi pasur presione nga më të ndryshmet por jemi tërhequr pasi kërkojmë vetëm dialog” tha Tufa.