Shëngjin, dallgët e detit nxjerrin në breg delfinin e ngordhur,1.5 m i gjatë
Një delfin 1.5 metra i gjatë po fatkeqësisht i ngordhur, ka dalë në breg të detit të zonën e Kunes në Shëngjin.Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë pikasur këtë gjallesë të rralle, gjatë mëngjesit të ditës së hënë.Ata kanë njoftuar menjëherë inspektorët e shërbimit pyjor të cilët monitorojnë zonën e Kunes.Delfini me peshë 50 kg dhe 1.5 km i gjatë mund të ketë ngordhur një javë më parë dhe është sjellë në brigjet e Shëngjinit ka rrymat e forta detare si pasoje e motit të keq gjatë ditëve të fundit.Kjo gjallesë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët janë ndalur duke bërë dhe foto.Kjo është hera e dyta në harkun kohor të dy viteve që në brigjet e Shëngjinit dalin në breg gjallesa të tilla, pas verës së viti 2012-të. Dalja e delfinëve në breg është e rrallë në stinën e dimrit.