Anija në flakë, Dëshmia dramatike: Pashë 4 të vdekur

Dëshmi dramatike vijnë nga pasagjerët e shpëtuar nga trageti.“Pashë 4 persona të vdekur me sytë e mi. Jam shumë i sigurtë, ishin para meje” tha një pasagjer me kombësi turke gazetarëve sapo doli nga anija.  Kishim 4 të vdekur. 2 burra dhe 2 gra. Kështu besoj pasi ishte errësirë dhe nuk shikoja mirë”"Shumë njerëz- vazhdon dëshmia- kanë rënë në det për fat të keq. Kam parë dhe dhjetra persona të cilët ishin në bord të një makine lancia dhe që për fat të keq kanë përfunduar në det dhe nuk di më se cfaëer ndodhi me ta. Dëgjonim të bërtitura “zjarr”, “zjarr dhe brenda 5 minutash e gjithë anija u përfshi nga flakët.Ishte errësirë dhe kishte shumë zjarr. Nuk kishim shumë se cfarë të bënim, shumë njerëzve u ra të fiktë, mbetëm të izoluar” thotë ai.Ai kishte hipur në Norman Atlantik për të shkuar në Romë për të kaluar Vitin e Ri.Oranews/tv