Korfuz, 24 shqiptarët i shpëtojnë “ferrit” të “Norman Atlantic”

Ministria e Jashtme ka deklaruar se 24 shqiptarët në bordin e tragetit “Norman Atlantic” janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërsa më herët Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli konfirmoi evakuuimin e 22 shqiptarëve.“Më vjen mirë që pothuajse ka përfunduar evakuimi i të paktën 22 shqiptarëve që ndodheshin në target, por edhe të gjithë pasagjerëve të tjerë. Për fat të keq janë verifikuar 5 persona që kanë humbur jetën. Besoj se më vonë do të kemi të mundur identifikimin e 4 personave të tjerë. Do jua bëjmë prezent."Kodheli tha se anija “Butrinti” është rikthyer në bazë, ndërsa në operacionin e shpëtimit po merr pjesë anija “Lisus”.Konsullata jonë në Bari të Italisë bën me dije se shqiptarja Senada Kolekaj ndodhet në spitalin Copertino në Leçe jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq shqiptarët Albert Mane dhe Alban Skëndaj ndodhen në Portin e Barit.Po kështu rrezikut të anijes që gjendet në flakë i kanë shpëtuar Brunilda Cazo dhe Jorgo Kristo. Dje u shpetuan Jonel Lamçaj, Refik, Sheraf dhe Donika Aliko, Festim e Hasie Çuçi.Tetë shqiptarët ndodhen në anijen ‘Aby Jeannette’ , e cila ndodhet në zonën e operacionit të evakuimit.Sipas listës së publikuar dje nga Ministria e Jashtme, në mesin e të shpëtuarve janë tre shqiptarët me nënshtetësi italiane.Nderkohe qe nga 22 shtetasit  me shtetesi shqiptare, te identifikuar jane vetem 8.Emrat e shqiptarëve të tjerë ende nuk janë bërë të ditur, por lajmi i mirë është ai që përcolli Ministrja Kodheli se të gjithë janë evakuuar nga trageti.Dy konsullatat tona në Janinë dhe Bari po ndjekin hap pas hapi evakuimin nga trageti të shtetasve shqiptarë.Ministria e Punëve të Jashtme vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit "Norman Atlantic" numrin e kontaktit: +355 69 935 6685.MPJ do të informojë opinionin publik për ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë hap pas hapi.Ja lista me emrat e 22 shtetasve shqiptarë që ndodheshin në bordin e tragetit, 3 të tjerë ishin me nënshtetësi italiane1. S. Aliko2. D. Aliko3. R.Aliko4. Aleksander Beqiraj5. Enkeleida Beqiraj6. Leonard Beqiraj7. Riza Çela8. H. Çuci9. F.Çuçi10. H.Cupja11. G. Gega12. V. Kane13. B. Kaza14. S. Kolekaj15. R. Mane16. L. Ndreu17. X. Parangoni18 J. Çerama19. A. Skendaj20. A. Zhuri21. P. Zhuri22. K. Zhuri