MB informon mbi situatën e rrugëve: Ja ku ju nevojiten zinxhirët
Ministria e Brendshme informon mbi situatën e rrugëve në shkallë vendi si dhe vështirësitë që ato paraqesin në kalim për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero.Në të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në akset rrugore kryesore për të monitoruar trafikun e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.Në akset rrugore ku kalohet me zinxhirë, Policia Rrugore është mbështetur nga strukturat e Policisë së Rendit dhe FLO për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.Sipas njoftimit për mediat mësohet se aksi rrugorr Qafë Morinë - Kukës – Milot është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Aksi rrugor Librazhd – Qafë Thanë – Korçë - Kapshtiçë, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe i vështirë në segmentin Përrenjas- Qafë Thanë.Aksi rrugorr Korçë - Ersekë është i kalueshëm vëtëm me zinxhirë.Aksi rrugor Shkodër – Pukë - Fushë Arrëz , është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Aksi rrugor Fushë Arrëz –Fierzë dhe Fushë Arrëz – Kukës, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ka bllokime të shpeshta të rrugës për shkak të shëmbjes së borës nga era e fortë .Aksi rrugor Dibër – Bulqizë - Burrel është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Ndërsa akset rrugore Fier – Gjirokastër – Kakavije – Sarandë - Vlorë janë të kalueshëm pa zinxhirë , s’ka probleme.