Veriu i izoluar nga bora, fshatra të bllokuara, deri në 1 m trashësia
Zonat veriore dhe veriore të vendit vijojnë tën mbeten më problematiket për shkak të reshjeve intensive të dëborës.Autostrada e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e borës është 60 cm tek Tuneli. Për ta mbajtur të qarkullueshme po punojnë 6 borëpastruese.Domaj -Drajreç është e qarkullueshme me zinxhirë dhe trashësia e borës është 60 cm. Punojnë 2 mjete, 1 borëpastruese e 1 fadromë, në mënyrë që të mos bllokohet.Kukës - Ura e Zapodit e qarkullueshme me zinxhirë. Punon 1 mjet borëpastruese.Kukës - Qafë Shllak është e qarkullueshme me vështirësi me zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese e 1 eskavator dhe trashësia e borës është 80 cm.Domaj - Bushtricë është e qarkullueshme me zinxhirë dhe për ta mbajtur të qarkullueshme punon 1 borëpastruese e 1 eskavator.Kukës - Krumë e qarkullueshme me zinxhirë, me probleme në rajonin e Qafës së Toblit, si pasojë e erërave të fuqishme. Punon 1 mjet borëpastruese.Plepa - Kam e qarkullueshme me zinxhirë, me vështirësi. Punon 1 borëpastruese 1 eskavator.Bajram Curri - Valbonë e qarkullueshme me vështirësi me zinxhirë. Punojnë 1 borëpastruese e 1 eskavator. Deri tani, atje trashësia e dëborës ka arritur në 80 cm.Aksi Bajram Curri - Qafë Morinë, lartësia e borës 80 cm, qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.Aksi Bajram Curri - Kam është i qarkullueshëm me vështirësi me zinxhirë. Lartësia e borës në rajonin e Qafë - Luzhës është 1 metër.Problem mbetet aksi nacional Aeroport - Domaj me gjatësi 12 km me garanci punimesh nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili është i bllokuar pasi nuk është vepruar për pastrimin nga bora.Sipas firmës që ka kryer punimet nuk e ka me kontratë mirëmbajtjen dimërore.Të bllokuara Komunat:Zapod, Kalis, Grykë - Çajë e Arrën. Po ashtu, disa fshatra të Komunave, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, Surroj etj.Komunat Lekbibaj, Llugaj në rrethin e Tropojës janë të izoluara ndërkohë, me probleme janë rrugët në disa fshatra të komunave Margegaj, Tropojë e Vjetër, Llugaj, Bujan etj.Në rrethin e Hasit, ka probleme në fshatrat e komunave Golaj, Gjinaj, Fajza.