Sindikatat thirrje ERE të rishikojë çmimin e energjisë ose protesta

Viti 2015 për sindikalistët do të nisë me protesta. Ata nuk përcaktuan date, por thanë se protesta do të jetë me një pjesmarrje të madhe të qytetarëve, por edhe të opozitës. Sindikalistët do të dalin në rrugë pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë.Tiranë- Në muajin janar, sindikalistët do të protestojnë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pas vendimit të fundit të Entit Rregullator. Protestës së BSPSH-së, ashtu siç ndodhi edhe më 22 nëntor, pritet ti bashkohet edhe opozita.Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatave tha se 72% e qytetarëve shqiptarëve, nga të varfër deri në nivel mesatar, preken nga ky vendim ndërsa familjet e pasura jo.Duke theksuar faktin se sindikalistët kanë kërkuar vazhimisht që të kenë bisedime me qeverinë, Z. Kalaja tha se asnjëhere Kreu i qerverisë nuk e ka mundesuar këtë, duke mos marrë parasysh asnjë propozim të tyre.