Debitor energjie, Koka shkarkon kryeinspektorin e Mjedisit Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 11:06
Një tjetër nëpunës në radhët e administratës shtetërore është shkarkuar nga detyra për shkak të mospagimit të faturave energjitike.Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka shkarkuar nga detyra kryeinspektorin e Mjedisit Gjirokastër, Kristaq Thimjo, pasi rezultonte debitor i OSHEE.Largimi i kryeinspektorit vjen pas shkakrimit të numrit 2 të Ministrisë së Mjedisit, Diana Bejko, për të njëjtën arsye. Bejko nuk kishte paguar energjinë elektrike për shtëpinë e dytë që kishtë në Velipojë.Në Kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSSHE po i bën me urdhër të Kryeministrit, çdo libreze të punonjësve të shtetit.