Gjanica del nga shtrati, përmbyt banesa, dyqane dhe zyrat e Ujësjellësit
Në Fier, reshjet e 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Gjanica, duke përmbytur banesa dhe dyqane që ndodhen përreth.Fryrja e lumit ka bërë që ujërat të përmbysin dhe ujësjellësin e Fierit. Dëmet janë të shumta, ndërkohë që familjarët dhe pronarët e bizneseve të përmbytura vijojnë të nxjerrin ujin nga godinat.Nga mbushja me ujë e zyrave të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Fier u pezullua puna.Lumi “Gjanica” ka histori të përsëritur përmbytjesh sa herë në qytetin Myzeqar konstatohen reshje të vazhdueshme. Tashmë Gjanica është kthyer në makthin e qytetarëve që dëmtohen cdo herë prej daljës nga shtrati të lumit.[caption id="attachment_443443" align="alignright" width="640"]
Në foto: Zyrat e ujësjellësit në Fier[/caption]
