Probleme nga dëbora në qarkun e Korçës, Qafë Thana e bllokuar FOTO
Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë rajonin e juglindjes përgjatë 24 orëve të fundit,duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe mungesë të energjisë elektrike në pjesën me të madhe të fshatrave të Korçës.Nata e mbrëmshme ka sjellë pothuajse paralizimin e qarkullimit të mjeteve në Korçë- Pogradec-Qaf Thanë për shkak të dëborës, por edhe për atë se pjesa me e madhe e drejtuesve të mjeteve nuk dispononin zinxhirë.Prej orës 17:00 të mbremjës së të dielës deri ne mesnatë Qafë Thana ka qenë e bllokuar,probleme ka pasur edhe aksi Korçë-Kapshticë, Korçë- Qaf Qarr -Ersekë, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë të cilat kalohen vetëm me zinxhirë.Gjatë natës se mbrëmshme ka pasur mungesë të energjisë elektrike në fushën e Korçës,disa fshatra te Mokrës, në Pogradec si edhe një fshat me 2500 banorë në Leshnicë të Pogradecit,për këtë situatë Prefekti Konomi tha se jane ngritur 160 grupe për rikthimin e energjisë.Aktualisht situata në të gjitha akset e qarkut është e vështirë, mund të kalohet vetëm me zinxhirë,më problematike është Qafë Thana, e cila edhe mesditen e sotme bllokohej me intervale nga 1 deri në 2 ore.
