VIDEOLAJM/ Tiranë, i vjedhin 17 herë biçikletën, publikon videon e vjedhjes

Një person ka publikuar një video ku dy hajdutë i vodhën atij biçikletën e 17-të. Ngjarja ndodhi në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku hajdutët po e merrnin me forcë biçikletën e tij të 17-të që ishte e lidhur mbas një peme.Pas vjedhjeve rresht personi vendosi të filmonte hajdutët për vjedhjen e rradhës me një kamer mbikqyrëse dhe videon e vjedhjes e publikoi në Youtube. Ja çfarë shkruajti ai te videoja e publikuar:“Ne 28.12.2014, ne rrugen 5 Maji ne tirane me vodhen bicikleten e 17-te. Nuk e di nese eshte ndonje rekord per Guiness ky por gjithsesi ky i fundit eshte i vetmi tast i dokumentuar qe kam dhe qe do ua dergoj kanaleve TV me shpresen se do ta transmetojne kete video, jo vetem per te kontribuar ne identifikimin dhe kapjen e ketyre hajduteve por edhe ne ndergjegjesimin sadopak te keqberesve te cilet duhet te kuptojne se nuk ju leverdis te bejne burg per nje biciklete!Ne te njejten kohe shpresoj qe kjo video te sherbeje si keshille per ciklistet qe ti lidhin bicikleta gjithmone ne vende te ndricuara dhe te vezhguara nga kamera ne menyre qe nese ua vjedhin, te pakten te kapen sa me shume hajduta e te pakesohen ca.”Videoja e publikuar në Youtube:/oranews.tv/