24 orë pa energji, banorët e Dushkut protestë: Jemi pagues të rregullt
Prej të paktën 24 orësh, 5 Komuna të Lushnjes, Krujtje, Dushk, Gradisht, Hyzgjokaj dhe Kolonjë kanë qenë pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq.Sipas OSHEE-së, moti i keq ka shkaktuar difekte ne linjat e transmetimit. Banorët e Dushkut, një prej Komunave që u përball me këtë situatë dolën në protestë.Të revoltuar paralajmëruan bllokim të autostradës nëse energjia u ndërpritet sërish. Teksa thonë se janë pagues te rregullt te faturave te energjise dhe se asnje nga Komunat e tyre nuk eshte penalizuar per mos pagese, banorët thonëse se vuajnë shumë shpesh mungesën e energjisëProtestuesit në Dushk i kërkojnë Kryeministrit të ndëshkohen me burg përgjegjësit që nuk garantojne furnizimin me energji elektrike, ashtu sikunder burgosen qytetarët që nuk e paguajnë atë.Komunat Dushk, Gradisht, Hyzgjokaj , Krutje, Kolonjë dhe lagjja Karbunarë në Lushnje kanë ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike. Kësaj mungese nuk i ka shpëtuar as spitali i qytetit.