Hoxhaj: Serbia nuk shpëton dot nga njohja e Kosovës, Thaçi burrështetas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 09:00
"Serbia duhet ta njohë sa më shpejt Kosovën, pasi nuk ka rrugë tjetër". Kjo është deklarata e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.Ai ka deklaruar se koalicioni PDK-LDK ishte zgjidhja më e mirë për qytetarët e Kosovës, ndërsa theksoi se PDK-ja nuk i ka bërë asnjë ofertë Ramush Haradinajt për Kryeministër.Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi ka treguar sjellje të një politikani burrështetas, duke i lëshuar postin e Kryeministrit LDK-së për të mirën e shtetit.