FOTOLAJM/ Fytyra e të mbijetuarve të "Norman Atlantic"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 11:52
Lot dhe përqafime. Po jetojnë një jetë të dytë. 49 pasagjerë të evakuar nga Norman Atlantic mëngjesin e sotëm u shpëtuan nga anija “Spirit Piraeus”.Nuk reshtin së falenderuari, ndërsa shikimi i tyre nuk mund të fshehë tmerrin e përjetuar në bordin e anijes. 24 orë mes të ftohtit, flakëve, tmerrit, ankthit dhe shpresës për të shpëtuar./Oranews.tv/