Nikoliç kërkon referendum për Kosovën, vë bast postin e Presidentit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, mendon se ka ardhur koha që serbët ta thonë me një referendum mendimin e tyre për Kosovën dhe se vendimi që ata do të merrnin duhet të zbatohet.Megjithatë ai ka paralajmëruar që nëse nga referendumi del që Serbia duhet ta njohë Kosovën, ai do të linte menjëherë postin.Në një intervistë për televizionin serb "Pink", Nikoliçi ka konfirmuar se Beogradi ka vetëm një qendrim ndaj Kosovës.Ai i ka bërë thirrje komunave serbe në veri të Kosovës që të formojnë Shoqatën e përbashkët dhe të mos pranojnë asnjë nga kërkesat e parashtruara nga Prishtina zyrtare.Gjithashtu ai ka thënë se pezullimi i institucioneve paralele në veri të Kosovës, siç edhe është kërkuar nga Brukseli, do të ishte dorëheqje nga angazhimet që kanë marrë vendi i tij deri tani."Mendoj se kryeministri Vuçiç ka një takim të vështirë nga fillimi i shkurtit në Bruksel, ku shumë gjëra do të bëhen më të qarta dhe mendoj se pas kësaj do t'i duhet qëndrimi i Kuvendit, të cilin do të mund ta ketë edhe si përkrahje në Bruksel", ka thënë Nikoliç.I pyetur se a ka Serbia dy politika ndaj Kosovës, Nikoliç është përgjigjur se ekziston vetëm një politikë, ajo të cilën atij dhe qeverisë ia ka imponuar Kuvendi i Serbisë.Nikoliç e ka quajtur shqetësuese idenë që Komisioni Europian mund t'ia vendosë si kusht Serbisë njohjen e Kosovës për përfundimin e negociatave pr antarësim në BE, pasi një ide e tillë nuk është artikuluar kurrë më parë as nga Catherine Ashton dhe Stefan Fyle.