Indonezi, rinisin kërkimet për avionin me 162 persona ne bord. Mund të jetë në fund të detit

Kanë rinisur kërkimet për avionin e Air Asia ndërkohë që frika më e madhe është se ai ka përfunduar në fund të  pranë bregut indonezian. Në zonën ku mendohet që të ketë rënë avioni, thellësia e detit shkon deri në 50 metra.Disa vende kanë nisur anijet me skuadra shpëtimi ndërsa në aeroportin e qytetit të afërmit e pasagjerëve qendrojnë plot ankth për të mësuar të vërtetën.Avioni u zhduk një ditë më parë me 162 persona në bord, pasi pilotit nuk iu aprovua kërkesa për t'u ngritur mbi 11 mijë metra lartësi për të shmangur retë e dendura dhe motin e keq.Autoritetet thanë se kërkesa ishte refuzuar për shkak se në atë lartësi kishte avionë të tjerë dhe rreziku për përplasje ishte i madh. Piloti nuk lëshoi më asnjë sinjal shqetësimi ndërsa po udhëtonte nga Indonezia për në Singapor, por pak minuta më pas, humbi kontaktet me pikën e kontrollit.Burimet e aviacionit indonezian raportuan se autoritetet kanë siguruar të dhënat e radarit të fluturimit dhe presin që suadrat e kërkimit të gjenin mbetjet dhe të nisnin hetimet për shkaqet e aksidentit.Avioni kishte kryer 23 000 orë fluturimi dhe gjithsej 13 600 udhëtime, ndërsa kontrollit të fundit i ishte nënshtruar në mesin e muajit nëntor.Megjithatë, në vitin 2007 kjo kompani ishte pezulluar për të kryer fluturime në vendet e Bashkimit Europian për çështje sigurie, por pezullimi ishte hequr në vitin 2010.Incidenti më i fundit mbyll një vit të tmerrshëm për Malaysia Airlines, e cila zotëron 49% të Air Asia Indonesia, pas zhdukjes së avionit me 239 pasagjerë që po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin në mars të këtij viti dhe dhe një tjetri të rrëzuar në Ukrainë në korrik, me 298 persona në bord.091808641-2fcf71e4-5d48-45b7-a7b4-7d22d317e7ed/Oranews.tv/