Kroacia nuk zgjedh Presidentin, Josipoviç-Kitaroviç në balotazh

Raundi i parë i zgjedhjeve për President të Kroacisë nuk ka nxjerrë fitues asnjë nga katër kandidatët në garë dhe pritet mbajtja e balotazhit më 11 janar.Presidenti në detyrë, Ivo Josipoviç, ka fituar me një diferencë shumë të vogël votash ndaj rivales kryesore Kolinda Grabar- Kitaroviç. Josipoviç ka marrë 38,5% të votave, ndërsa për Kitaroviç kanë votuar 37,16%.Kandidati i tretë, Ivan Sinçiç është votuar nga 16,455 e votuesve ndërsa Milan Kujunxhiç ka marrë 6,28% të votave.Votimi i së dielës u konsiderua si një test për qeverinë e qendrës së majtë, që është përballur me kritika, pasi nuk ka mundur të rigjallërojë ekonominë më shumë se një vit pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Kroacia ka një nga ekonomitë më të dobëta të bllokut.Pas publikimit të rezultateve, Josipovic u shpreh i bindur se do të fitojë balotazhin."Nuk ka vend këtu për ata që kanë tradhëtuar këtë komb, nuk ka vend për të korruptuarit që kanë mbështetur politika të cilat kanë shkatërruar jetët e njerëzve", tha Josipoviç përballë mbështetësve të tij pasi shpalli rezultatin e ngushtë.Por edhe Kitaroviç, ish-Ministre e Jashtme e Kroacisë dhe zyrtare e NATO-s, është shprehur e bindur që do ta fitojë balotazhin.“Pa dyshim që u vërtetua se shumica e njerëzve në Kroaci kërkojnë ndryshimin dhe kthesën. Duam një qeveri të guximshme të vendosur dhe patriotike", tha Kitaroviç.