Greqia dështon me Presidentin, zgjedhje të parakohshme me 25 janar
Parlamenti grek dështoi të zgjedhë në raundin e fundit Presidentin e ri të vendit.168 deputetë votuan pro kandidatit të qeverisë Stavros Dimas, nga 180 vota që ishin të nevojshme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 25 janar 2015.Qeveria dhe Bashkimi Europian i druhen votimeve pasi sondazhet tregojnë se partia e së majtës Siriza mund të marrë pushtetin.Lideri i Sirizës, Alexis Tsipras, ka premtuar se do të rishikojë marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare financiare dhe BE-në.Ai tha se tha se partia e tij ka fituar mbështetje edhe nga vendet e tjera të BE-së që po përballen me krizën ekonomike."Në Europë të gjithë po mësohen me idenë se Siriza do të vijë në qeveri dhe se do të fillojnë negociatat e reja," ka thënë ai për gazetën e partisë.Ekonomia greke vijon të jetë e brishtë dhe tregjet financiare greke ranë me 10%, ndërsa parlamenti dështoi të zgjidhte pasuesit e Karlos Papulias.