Elhaida Dani prezanton Shqipërinë në Festivalin Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 07:32
Elhaida Dani do të prezantojë Shqipërinë në Festivalin Europian.Ajo është fituese e Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës dhe Sokol Marsit.Kënga u përzgjodh si fituese nga juria e festivalit duke u vlerësuar me 82 pikë.Edicioni i 53-të i Festivalit në R$TSH u mbyll mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.Juria e cila përbëhej nga kryetar Agim Doçi, David Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku, Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan në vend të dytë Bojken Lakon me këngën “Të ndiej”. Në vend të tretë kënga “S’të fal” e Linad Halimit.Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën “Himn” ndërsa kënga ”Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop./oranews.tv/