Trageti në flakë, 10 të vdekur dhe 38 të zhdukur. Shpëtohen 427 pasagjerë
Ka zgjatur plot 35 orë odisea e tragetit grek "Norman Atlantic" në detin Adriatik, vetëm pak km larg brigjeve të Vlorës. Bilanci tragjik i këtij incidenti, ka shkuar në 10 viktima ndërsa mediat greke thonës se 38 pasagjerë rezultojnë të zhdukur. Zyrtarisht 427 pasagjerë kanë arritur të shpëtohen nga trageti i cili u përfshi nga flakët që prej orës 04:00 të mëngjesit të 28 dhjetorit 2014.Kryeministri Italian në një konferencë për shtyp deklaroi se pas operacionit të shpëtimit do të bëhej dhe bilanci pasi dyshohej se në bord mund të kishte pasur më shumë persona se sa ishin deklaruar.“Sigurisht kishte pasagjerë që nuk ishin regjistruar, klandestinë në bord. Dy prej tyre zbritën në Bari” kofirmoi Prefekti i Brindizit.Fillimisht u bë e ditur për trupat e 5 personave por disa orë më vonë u konfirmua se ishin gjetur edhe trupat e pajetë të dy personave të tjerë.Komandanti ishte personi i fundit i cili la anijen e nisur dje nga porti i Igumenicës drejt Anconës m 478 persona në bordMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi nga kryeministria se 22 shqiptarët në bordin e tragetit Norman Atlantik janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Marina Ushtarake, dhe Rojet bregdetare italiane informuan minutë pas minute për persona të evakuar nga anija e cila mëngjesin e së dielës, (28 dhjetor 2014) u përfshi nga flakët në brigjet e Korfuzit.Pokuroria e Barit hap hetimet.Operacioni maratonë për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit "Norman Atlantic" nisi prej ditës së djeshme dhe vazhdoi përgjatë gjithë orëve të natës deri në orën 14:30 të 29 dhjetorit në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq dhe temperaturave të ulëta. Në këtë operacion u angazhuan tre shtete: Italia, Shqipëria, Greqia.Ishin orë terrori (më shumë se 24 orë) ato të përjetuara nga pasagjerët e "Norman Atlantic” të bllokuar në bordin e anijes e cila u përfshi nga flakët që prej orës 04:30 minuta të të dielës, 28 dhjetor 2014.Ora News ndjek hap pas hapi zhvillimin e ngjarjesOra 20:15 Shkon në 10 numri i viktimave të tragetit "Norman Atlantic”Ora 18: 47 Ministria e Jashtme: Evakuohen të gjithë shtetasit shqiptarëMinistria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se janë evakuuar të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodheshin në tragetin tragetin 'Norman Atlantic', i cili u përfshi në flakë.Ministria e Jashtme publikon edhe emerat:Anija ABY JEANETTE (presim informacion për portin ku do te ankorohet anija)1. Refik Aliko2. Sheraf Aliko3. Donika Aliko4. Festim Cuci5. Hasie Cuci6. Brunilda KazoNë anijen Cruise Europe(për pak orë mbërrin në Igumenicë ku kemi dërguar Konsullatën tonë nga Janina për të asistuar shtetasit tanë:7. Aleksandër Beqiraj (fëmijë)8.Enkeleida BeqirajAktualisht në Itali:9. Senada Kolekaj (në Lecce, jashtë rrezikut për jetën)10. Robet Mane (në spitalin e Barit, dhe pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)11. Alban Skendaj (në spitalin e Barit, jashtë rrezikut për jetën)Qendra e Emergjencave në Romë informon se janë evakuuar nga trageti por presim informacion mbi vendndodhjen:12. Leonard Beqiraj13. H. Cukja14. G. Gega15. V. Kane16. L. Ndreu17. J. Qerama18. P. Zhuri19. K. Zhuri20. A. ZhuriJanë evakuuar dhe shtetasit me nënshtetësi tjetër:A. Pashaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / IgumenicëJonel Lamcaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / Aby JeannetteS. Qendro (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / presim informacion mbi destinacioninJ. Kristo – I evakuuar në Aby JeannetteOra 18:05 Numri i viktima shkon në 8Kur u mendua se nuk do të kishte më viktima, mbërriti lajmi që një person tjetër u konfimrua i vdekur, ndërsa 38 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Në foto: Fytyrat e të mbijetuarve pasi u shpëtuan në anijen Spirit of PirauesOra 16: 20 Njëri nga trupat e pajetë mberrin ne Brindizi Ka mbërritur në Brindizi drupi e dytë i pajetë e gjetur në ujrat e detit Adriatik. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë trupi do të transportohet në spitalin Perrino të Brindizit.16:00 Gjenden edhe 2 trupa të pajetëAutoritetet italiane konfirmojne për gjetjen e dy trupave të tjerë të pajetë. Ndërsa në orën 15: 30 rojet bregdetare informojnë se edhe komandanti la anije.Ora 14:30: Evakuohen te gjithe pasagjeret ne bord vetem komandantiNë orën 14: 30 minuta Marina Ushtarake italiane konfirmon se janë evakuar të gjithë personat që ndodheshin në anijen "Norman Atlantic".Në bord ndodhet vetëm komandanti i tragetit dhe 4 pjesëtarë të marinës italiane.Ndërkohë anija "Cruise Europa" e cila kishte në bord 69 persona do të zbarkohej në Igumenicë.Ora 13: 30 Evakuohen të gjithë pasagjerët, në bord vetëm ekuipazhiRojet bregdetare italiane përmes një postimi në Twitter shkruajnë se tashmë janë evakuar të gjithë pasagjerët. Në bord ndodhen vetëm 9 persona të ekuipazhit për tu kujdesur për anijen.Marina ushtarake italian konfirmon se janë evakuar 419 persona, ndërsa numri i viktimave deri tani është 5.
#NormanAtlantic tutti i passeggeri evacuati. A bordo restano 9 persone dell'equipaggio per ispezionare la nave.— Guardia Costiera (@guardiacostiera) December 29, 2014#BREAKING Update #NormanAtlantic rescue: already rescued 419 people, including 5 dead bodies, one yesterday and 4 today — Marina Militare (@ItalianNavy) December 29, 2014 Ora 12: 21 Renzi: Faleminderit Shqipërisë e Greqisë. Ne bëmë një punë të jashtëzakonshmeKryeministri Italian Renzi në një deklaratë për shtyp duke konfirmuar se janë 5 të vdekur. “Mësuam për 4 të vdekur të tjerë, duke shkuar në 5 numrin e viktimave” . Ai falenderoi autoritetet shqiptare e greke që u angazhuan në këtë operacion. Një falemderim të veçantë autoriteteve italiene “Ju falenderoj vërtetë. Keni bërë një punë të jashtëzakonshme”Ora 12: 14 Konfirmohet vdekja e 4 personave te tjere Anijet greke kanë arritur të nxjerrin nga deti trupat e pajetë të 4 personave. Ministri i Marinës greke konfirmon lajmin. Trupat janë gjetur në ujrat territoriale greke, kjo është dhe arsyeja që qeveria italiane nuk kishte dijeni. Ndërkohë Teodora Douli, bashkëshortja e shtetasit grek, Georghios Doulis, i cili gjeti vdekjen dje deklaroi për mediat se kishte parë një tjetër trup të pajetë në det por nuk dihet nëse janë ata që tashmë janë rekuperuar apo jo. Me shtetasin grek i cili gjeti vdekjen dje duke u hedhur nga anija, për ti shpëtuar flakëve numri i viktimave shkon në 5.VIDEO DIREKTE NGA KANALI ITALIAN RAINEWS24:Ora 11: 30 Hapen hetimetProkuroria e Barit hap hetimet për zjarrin e shpërthyer në target dhe për mbytje të qëllimshme të anijes. Prokurori, Giuseppe Volpe saktësoi se bëhet fjalë për një konfigurim të parë të krimit.Deshmia: Pashe 4 trupa të pajetëNdërkohë një shtetas turk, i cili ishte në mesin e 49 personave që zbarkuan sot me anijen ‘Spirit of Pireus’ në portin e Brindisit ka dhënë alarmin se në bordin e anijes gjenden katër viktima. Ai ka deklaruar per mediat se viktimat i ka pare ne nje kamion.Në orën 10: 00 Marina italiane informon për 340 persona të shpëtuar dhe për 138 persona që janë ende në bordin e tragetit “Norman Atlantic” .
Video të shpëtimit të njerëzve në anije me helikopterNe foto: Vazhdon operacioni i shpetimit#Breaking update 7.40am #NormanAtlantic rescue: 290 people saved, 188 still on board Italian navy's ship De La Penne will be on scene at 9am— Marina Militare (@ItalianNavy) December 29, 2014Prefekti i Barit Antonio Nunziante bën me dije se kanë mbërritur në portin e Brindisit një anije me 49 pasagjerë.[caption id="attachment_443359" align="alignnone" width="970"]
Momenti kur pasagjeret e Tragetit "Norman Atlantik" zbresin ne Bari[/caption]Sipas Nuziantes mes tyre janë dhe tre fëmijë. Pasagjerët janë shqiptarë,grekë dhe 2 klandestinë, ndërsa ka nisur operacioni i zbarkimit të tyre në breg.Video e re nga anija në flakë…Ne foto: Momente nga evakuimi i pasagjereve te anijes "Norman Atlantik"