Përkeqësohet situata në Rrugën e Kombit, kujdes hyrje-daljet e tunelit
Situata në rrugët e vendit vijon të mbetet problematike, pasi reshjet e dëborës kanë rënë edhe gjatë natës.Sipas Autoritetit Rrugor në autostradën Rrëshen-Kalimash si pasojë e dëborës dhe ngricave, është ndërprerë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë nga segmenti prej Fanit e deri në Morinë, ndërsa autimjetet e tjera lejohen të lëvizin vetëm me zinxhirë.Aktualisht në Rrugën e Kombit në pjesën që përshkon qarkun e Lezhës janë 6 borëpastruese që po punojnë gjatë 24 orëve për të mbajtur hapur këtë segment rrugor.Krahas pastrimit të dëbores ato po punojnë paralelisht edhe në hedhjen e kripë dhe skorjes.Policia rrugore ka vendosur 4 patrulla policie në pikat më problematike të cilët këshillojnë drejtuesit e mjeteve, por edhe kontrollojnë nëse përdorin apo jo zinxhirët.Më kritike situata është në juglindje të vendit. Në rrugën Elbasan-Librazhd, trashësia e borës ka shkuar deri në 50 cm, ndërsa mjetet qarkullojnë vetëm me zinxhirë.Aksi monitorohet rreptësisht nga efektivë të rrugores, ndërsa borëpastrueset po hedhin kripë dhe skorje në rrugë.Problematike janë dhe akset Pogradec-Qafë Thanë, Korçe-Kapshticë dhe Përrenjas-Librazhd të cilat për orë të tëra kanë qenë të bllokuara dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zhinxhirë.Prefektura e Elbasanit, që ka nën varësi edhe Shtabin e Emergjencave nuk ka marrë asnjë masë për hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugë.Policia dhe Autoriteti Rrugor kanë porositur drejtuesit e mjeteve të mos udhëtojnë pa zinxhirë pasi do të penalizohen për bllokimin të qarkullimit.