Objektivi i PD për 2015, Strazimiri: Do rrëzojmë qeverinë, së shpejti protesta
“Sfida e opozitës, rrëzimi i qeverisë”. Kjo është deklarata e bërë nga deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në studion e lajme në Ora News teksa bëri një analizë të së djattës përgjatë 2014.E konsideron këtë vit të sukseshëm, ndonëse të lodhshëm, ku arritja më e madhe sipas tij ishte mbështetja popullore në protestat e 22 nëntorit.Duke u ndaluar në ngjarjet e fundit, arrestimet për energjinë elektrike apo ndërtimet pa leje, Strazimiri pralajmëroi se së shpejti opozita do të dalë sërish në shesh.“ PD ka detyrën ti prijë popullit përpara në një protestë. PD dhe çdo shqiptar nuk mund të rrijë në pritje nëpër të tila studio, ka ndodhur një rast sot në praburgimet e Rrogozhinës, sa të tillë po mendojnë ta bëjnë atë xhest në paraburgimet e tjera të republikës?”Pavarësisht se bojkotin demokratët e vlerësojnë më se të dobishëm dhe një suskes të së djathtës, kjo sipas Strazimirit nuk nënkupton domosdoshmërisht pjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.“Çfarë ka ndryshuar nga situata, asgjë.Bojkoti i oozitës nuk ka lidhje me hartën e reformës territoriale, ne kemi dalë me një qëllim: Qeveria të respektojë vendimet e gjykatës Kushtetuese, të respektojë parlamentarizmin dhe e para mbi të gjitha dekriminalizimin e Kuvendit”.Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e dy eurodeputetëve, atë për dekriminalizimin e Kuvendit, deputeti Strazimiri e konsideron një lak në fyt për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, të cilën të djathtët e quajnë një organizatë kriminale.(Video: Intervista e plotë e Gent Strazimirit në Ora News)