Rama u rikthehet dosjeve: Do hapen, por pa bërë lustracione absurde

Kryeministri, Edi Rama, theksoi se qeveria e tij është e vendosur të realizojë provesin e hapjes se dosjeve për të hedhur dritë mbi të shkuarën dhe për të qenë korrekt me historinë, por jo duke bërë një gjyq publik sipas tij përmes lustracionit.“Meritojnë që të gjithë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën, jo për revansh, as për hakmarrje, as për të bërë lustracione absurde dhe as për të kalëruar mbi të shkuarën, sepse boll kemi kalëruar mbi të shkuarën, apo kemi parë të tjerë të kalërojnë mbi të shkuarën, por për të vendosur një raport të ndershëm dhe të drejtë me historinë. Pa një raport të ndeshëm dhe të drejtë me historinë, çdo komb e ka të vështirë të ndërtojë të ardhmen e vet, të shkëputur nga tentakulat e monstrave të së shkuarës. Dhe nëse e shkuara ka prodhuar një monstër të madhe, ajo ka qenë mostra e hijes së frikës, të ndërtuar dhe të lartësuar mbi bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit”.Kreu i qeverise sulmoi indirekt edhe paraardhësin e tij, kur tha se "dosjet" janë përdorur për të hequr vëmendjen nga hallet dhe problemet reale që ka vendi.“Kush ka treguar dosjet për të hapur debate sa herë që, në fakt, debatet duhej të përqendroheshin tek problemet reale të vendit, tek problemet e ekonomisë, tek problemet e arsimit, tek problemet e shëndetësisë dhe të zhvillimit, e ka bërë si shejtan budallai, për të hedhur një gur djallëzisht në lumë dhe për të kapërcyer një lumë tjetër, ndërkohë që të tjerët të shkojnë të nxjerrin gurin e shejtan-budallallëkut që nuk ka të mençur që e gjen dot”.Deklaratat Kryeministri Rama i bëri në një takim me ish-të përndjekurit dhe veteranët me rastin e festave të fundvitit, ku premtoi se vitin e ardhshëm do të ndahen të gjitha këstet e dëmshpërblimit për të përndjekurit mbi 75 vjeç, ndersa proçesi do të përfundoje në fund të mandatit qeverises.