Aksidenti në Mal të Zi, mbërrijnë në Shqipëri të plagosurit dhe viktima
Turistët shqiptarë të cilët u lënduan nga përmbysja e autobusit në aksin Tivar-Ulqin në Malin e Zi, kanë mbërritur në Shqipëri.Ata në gjendje të rëndë u dërguan për në spital, ndërsa të tjerët pas kontrolleve mjekësore shkuan në shtëpi.Të parët që kanë mbërritur janë Kriselda Veizi 26 vjeçe nga Gjirokastra, e cila është nisur për në vendlindje dhe Arjola Qëndro 27 vjeçe nga Erseka, e cila aktualisht është duke marrë ndihmën e specializuar në spitalin e Traumës.Po ashtu drejt atdheut është nisur dhe trupi i pajete i Orena Kucës, viktimës së aksidentit të turistëve shqiptare.Teksa autoritetet policore malazeze vijonë hetimet për shkaqet, një prej turistëve shqiptarë që ndodhej në autobus tregon momentin e aksidentit.Këshilltari i Presidentit të Republikës Nishani, pasi ka asistuar në ambjentet e spitalit të Tivarit ku ishte edhe ndalesa e parë e të aksidentuarve ka ndjekur nga afër të gjitha procedurat e transportit kur të lënduarit po transportoheshin drejt Shqipërisë.Grupi prej 53 shqiptarësh ishin nisur më 25 dhjetor, të organizuar nga një agjenci turistike për të kaluar Krishtlindjen në Dubrovnik të Kroacisë.Turistët ishin duke u kthyer për në Tiranë përmes Malit të Zi, kur autobusi i tyre u përmbys në zonën e quajtur Fusha e Mërkotit mes Tivarit dhe Ulqinit, ku u shënua një i vdekur dhe 31 të plagosur.Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e terrenit të vështirë që paraqet ky segment rrugor, por edhe për shkak të kushteve klimaterike.