Kërkojnë dëmshpërblim, banorët e Laçit ndjehen sërish të rrezikuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2014, 17:05
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga vërshimi i ujërave gjatë reshjeve të nëntorit, askush nuk u ka ardhur në ndihmë banorëve të lagjes nr 5 në Laç.Gjurmët e përmbytjeve janë prezente. Të indinjuar nga kjo situatë, banorët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi ndjehen të rrezikuar nga një situatë e cila mund të përsëritet.Mospastrimi i kanalit kullues dhe ngushtimi i tij nga ndërtimet solli përmbytjen e disa banesave në muajin nëntor.