Përleshje në parlamentin e Gjeorgjisë, 3 deputetë të plagosur
Gjeorgji-Ka përfudnruar me përleshje të ashpra verbale dhe fizike seanca e fundit për këtë sesion në parlamentin e Gjeorgjisë. Situata degjeneroi në dhunë fizike teksa politikanët po debatonin mbi mbi procesin e përzgjedhjes së delegacioneve të Gjerorgjisë në organizmat ndërkombëtarë.Deputja Tina Khidasheli tha se partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare duhet të ulë kuotat e saj, gjë e cila solli reagimin e opozitarit Akaki Bobokhidze, i cili ngriti zërin dhe akuzoi koalicionin qeverisës për afrim me Rusinë. Nga argumentet shpejt u kalua në fjalor me fyerje dhe në disa minuta salla u kthye në një arenë boksi. Sic shihet qartë në pamje, deputetët godasin njëri tjetërin me shkopinj, mikrofona dhe grushte.Teska hypin mbi tavolina, disa nga deputetët përpiqen të frenojnë kolegët duke i kapur nga pas, por që përgjigja ka qenë sërish e dhunshme. Sipas mediave lokale tre deputetë janë plagosur, si pasojë e dhunës masive në parlament. Seanca rinisi pas një ndërprerje dhe politikanët votuan në favor të rregulloreve të reja për kuotat e deputetëve në delegacionet e Këshillit të Evropës.