OJF ndihmë për familjet rome, dhurata e përkrahje për familjet në nevojë
Në prag të Vitit të Ri, OJF-të janë sensibilizuar për të ndihmuar familjet në nevojë. Familjet rome si më të prekurat kanë marrë ndihmë e veshmbathje nga zyra investigative "Stop krimit". 4 prej këtyre familjeve në Fushë-Krujë ditë më parë kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive ekonomike të tyre.Me rastin e festave të fundvitit, OJF-të kanë bërë dhurata e shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë.Në Fushë Krujë nga zyra investigative "Stop krimit" kanë ndihmuar 4 familje rome me ushqime, veshmbathje por edhe në ndërhyje në shtëpi, sepse banesat e tyre ishin gati të rrënuara.Sipas kësaj zyre, familjet rome kanë të drejtën e tyre për të jetuar ditë të qeta në fundivit dhe iniciativa të tilla sensibilizuese për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë do të vazhojnë.