AKU kontrolle në Kukës, gjobiten 15 subjekte për ushqime të skaduara

15 subjekte private janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës.Gjobat erdhën pasi janë tregtuar ushqime të skaduara, ose nuk janë plotësuar kushtet higjeno-sanitare për produktet me origjinë shtazore.Eksperti i AKU-së, Hysen Daci, shprehet se këto kontrolle do të vijojnë deri më 31 dhjetor.Kërkesa e konsumatorëve për blerje është edhe më e madhe para festave, ndaj Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës do të vijojnë edhe në tregun e gjësë së gjallë.