Tridhjetë ditë paraburgim për Slobodan Gavriçin

Kosovë-Gjykata Themelore ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditë për shtetasin e Serbisë, 46 vjeçarin, Slobodan Gavriç, të arrestuar të enjten në Prishtinë, me 13 kilogram eksploziv në veturë.Ai ka dal para një gjykatësi të procedurës paraprake nga departamenti i Krimeve të rënda. Ndërkohë, këtë e ka konfirmuar avokati i tij.Slobodan Gavriç, 46 vjeç, shtetas i Serbisë, është ndaluar të enjten nga Policia në lagjen “Arbëria”, nën dyshimet se ka pretenduar të kryej sulm terrorist. Ai sot u paraqit para gjykatës ku prokuroria kërkoj masën e paraburgimit ndaj tij.