Kriza në Ukrainë, Gorbaçov thirrje Rusisë dhe SHBA për bisedime
Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbacov bëri thirrje për bisedime "serioze" mes Rusisë dhe SHBA për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të krizës në Ukrainë. Duke paraljmëruar një tjetër luftë të ftohtë, Gorbacov vlerësoi autoriettet ruse për ndihmën ndaj refugjatëve ukrainas që kanë ikur nga konflikti në lindje drejt Rusisë.Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbacov bëri thirrje për bisedime "serioze" mes Rusisë dhe SHBA për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të krizës në Ukrainë. Gorbacov, i njohur për rolin e tij politik në dhënien fund të Luftës së Ftohtë, e dëri deklaratën gjatë prezantitim të librit të tij të ri "Pas kremlinit" në Moskë. Ai tha se në mënyrë imediate kërkohen bisedime mes barak obamës dhe Vladimir Putin.“Nëse dikush ka lexuar letrën time të hapur drejtur Putinit dhe Obamës, e di që aty u kërkova atyre të takohen, për të biseduar seriozisht aq sa është e nevojshme, disa orë, një ditë apo edhe dy ditë deri sa të bien dakord për një marrëveshje që do të lehtësonte krizën e Ukrainës.”Gorbaçov, i cili është i respektuar gjerësisht jashtë vendit, por shumë më pak në Rusi, vlerësoi autoritetet vendase për "mbështetjen" ndaj refugjatëve të Ukrainës që po iknin nga konflikti i gjatë në lindje të vendit. Ai tha se armiqësia e vazhdueshme dhe e armatosur në lindje të Ukrainës, është një shqetësim i madh."Ajo që po ndodh në Ukrainë na shqetëson të gjithëve. Ashtu si politikanët edhe shoqeria jonë nuk janë indiferentë ndaj kësaj ngjarje dhe qeveria jonë po bën të pamundurën për të ndihmuar ata njerëz që janë në vështirësi, pavarësisht problemeve tona që kemi.”Ngërci diplomatik mes Moskës dhe Perëndimit, i krijuar pas krizës në Ukrainë është më i rëndi që prej përfundimit të luftës së ftohtë më shumë se dy dekada më parë. Gorbacov muajin e kaluar, gjatë ceremonisë së rënies së murit të Berlinit, paralajmëroi nisjen e një Luftë të re të Ftohtë. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë tejet të tendosura, teska konflikti në Ukrainë ka marrë jetën e qindra personave dhe ka detyruar mijëra të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.