Kryebashkiau i Fierit merret i pandehur, Zeqo: Sulm politik që të mos rikandidoj

Kreu i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo e konsideron sulm politik ndaj tij akuzat e ngritura për shpërdorim detyre dhe abuzim me banesat pa leje. Sipas Zeqos kjo është përpjkeje për ta dëmtuar atë para rikandidimit për postin që mban.“Ne kemi në dispozicion të gjithë informacionet e duhura të domosdoshme që vlerësimi që ka bërë komisioni i Bashkisë ka qenë shumë i drejtë dhe nuk është përgjegjësia jonë nëse Prokuroria inventon që nje person apo një tjetër që ka tokë, pasi dosjet që ne kemi në dispozicion janë të forcuara, të plota dhe nuk lë asnjë vend për abuzim të komisionit apo të këshillit të bashkisë. Gjithësei ne do të ballafaqohemi në gjykate dhe shpresoj që aty të jetë vendi ku të sqarpjmë, praktin dhe strukturën, procedurën dhe gjithë përkushtimin që ka pasur bashkia në lidhje me këtë vendim.