Moti i ftohtë transformon pemët në skulptura akulli

Një “magji” e motit ekstrem dhe temperaturat e ulëta kanë transformuar pishat dhe pemët e pyllit në një seri të mrekullueshme të skulpturave prej akulli.Stuhia e akullt dy ditore që përfshiu gjithë vargun malor të Alpeve Dinarike të Sllovenisë, e cila përfshiu gjithashtu dhe fushat e Kroacisë, Shqipërisë e Serbisë, i çoi temperaturat nën zero.Pesha e akullit dhe borës ishte e mjaftueshme për të rrëzuar disa prej pemëve më të mëdha në pyll.Seti spektakolar i fotografive u kap nga fotografi Marko Korosec, i cili është i specializuar në nxjerrjen e fotove në një mot ekstrem.