Qarkullimi rrugor, ARRSH: Të gjitha akset janë të kalueshme

Autoritet Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qëndruar gjatë gjithë natës në gatishmëri.Bëhet e ditur se në disa akse rrugore trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra. Ndërsa u kërkohet drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në këto akse rrugore.