Pogradec, godina 7 katëshe hidhet në erë me 120 kg tritol

Është shembur me shpërthim të kontrolluar prej ekspertëve të xhenios pallati 7 katësh në Udënisht të Pogradecit.Objekti që ndodhej buzë liqenit, u shemb pasi prekej nga plani për rregullimin e bregut liqenor. Janë dashur 120 kg tritol i llojit C4 për shembjen e ndërtesës 7 katëshe.U deshën disa ditë për vendosjen e tritolit në cdo katë të pallatit prej ekspertëve që u finalizua mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar.Ky është objekti i shtatë shumëkatësh në vend që shembet përmes shpërthimit të kontrolluar nga ekspertë të INUK në bashkëpunim me ata të Xhenios.Më herët Pallati 7 katesh është vlerësuar 2.3 milionë dollarë por me heqjen e materialeve, ekspertë të ministrisë së ekonomisë do të ulin vlerën e shpronësimit.E njëjta gjë do të ndodhë me të gjitha godinat në Udënisht që preken nga plani për sistemimin e bregut të liqenit, cka shton pakënaqësinë tek banoret të cilët kanë kundërshtuar edhe versionin e parë të shpronësimit.(Video: Momenti i shembjes me tritol të godinës 7 katëshe)[caption id="attachment_442938" align="alignnone" width="640"]pallati ne pogradec Pallati 7 katesh teska shembet me tritol, 28 dhjetor 2014[/caption][caption id="attachment_442936" align="alignnone" width="640"]pallati i hedhur ne ere ne udenisht Pallati 7 katesh teska shembet me tritol, 28 dhjetor 2014[/caption]