Zgjedhjet, Rama: Anëtarësohuni në PS, nëse doni të dini kandidatët

Edhe pse pritej me interes konferenca e tij nga Vlora, Kryeministri Edi Rama ka evituar zgjedhjet lokale gjatë fjalës së tij. Kandidatët që pritej të publikonte sot, nuk janë bërë publik.“ Nëse doni të mësoni emrat e kandidatëve anëtarësojuni në PS” ka thënë Rama.I shoqëruar nga Prefektja dhe jo kryetari i Bashkisë Gjika, Kryeministri ka paralajmëruar projekte të rëndësishme për Vlorën.Lajmërimi për ndërtimin e By-Passit vitin tjetër, është pasuar me premtimin se nga 47 projekte qeveritare investimi, 7 do të jenë për qytetin bregdetar."Janë 47 projekte që i përkasin vitit 201, ku ndër to në Bashkinë e Vlorës janë 7 të tilla. Njëra pjesë janë me financim të huaj dhe të tjerat të brendshëm. Një nga projektet është porti i Vlorës. Një projket tjetër është By Pass i Vlorës që do konkretizohet vitin e ardhshëm pasi janë siguruar financimet prej 55 milionë euro. Do fillojë puna për vijën bregdetare të Vlorës me një gjatësi 3.9 km, me një vlerë 20 milionë dollarë."Në listën e investimeve sipas Ramës është edhe stadiumi."Kemi filluar edhe punën për të harmonizuar për fazen e dytë të vijës bregdetare nga porti në Pyllin e Sodës ku përfshihet edhe synimi për ndërtimin e një stadiumi me gjithë standartet evropiane".Duke folur për reformën territoriale, shefi i qeverisë tha se harta e re do të japë një ndihmesë të madhe sidomos për bujqësinë."Reforma territoriale sjell për Vlorën në tërësi duke dhënë zhvillim bujqësisë dhe jo vetëm. Në projekt është edhe rregullimi i lumit të Vlorës. Në kuadër të programit të rrugëve dytësore rurale ne 2015 do fillojë puna e rrugës transballkanike me autostradën."Kryeministri Rama nuk harroi të urojë zgjedhësit e tij për festën e ndërrimit të viteve.