Porti i Durrësit do thellojë basenin për anijet e tonazheve të larta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2014, 17:42
Porti i Durrësit do të thellojë basenin e tij, pasi është bere e pamundur futja e anijeve te tonazheve te larta si rezultat i gjendjes aktuale.Drejtori i Përgjithshem i Portit të Durrësit, Selim Belortaja, ka hedhur poshte projektin e mëparshëm për thellimin, pasi sipas tij nuk i plotëson parametrat e përcaktimit të gjendjes aktuale të basenit.Thellimi i portit më të madh të vendit do të jetë prioritet për vitin 2015.