OSHEE blen energji: Rreth 12 mln euro për të siguruar energji për janarin
Rreth 12 milionë euro do të shpenzojë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të blerë energji elektrike vetëm për muajin janar. Çmimet me të cilat Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka blerë energjinë për muajin janar vijon të jetë shume lartë lartë krahasuar me muajt e këtij viti duke përjashtuar dhjetorin kur arriti në 57 euro ndërkohë që një tendencë e tillë nuk është vënë re në botë. Për janarin një megavator është blerë me 53 euro.Sasia e energjise elektrike e kërkuar per tu blere nga OSHEE sh.a. është për periudhën 01 janar deri deri në 31 janar të 2015. Njoftimi për blerjen e energjisë elktrike nëpërmjet një tenderi të hapur është bërë në faqen zyrtare të OSHEE nga ku janë përzgjedhur më pas 5 kompani nga 8 që kanë bërë ofertën. Ajo që bie në sy është fakti se pavarësisht rekomandimeve të bëra nga Autoriteti i Konkurencës përsëri dy prej kompanive fituese janë shpallur ato që janë favorizuar edhe më parë duke i shkaktuar buxhetit dëm të konsiderueshëm financiar.Kjo blerje e energjisë blihet nga OSHEE vetëm për të mbulluar humbjet në rrjet ndërkohë që pjesën tjetër e mbulon KESH. Por prodhimi vendas i energjisë nga KESH është maksimal pasi niveli në kaskadën e Drinit është i lartë.Kështu Fierza është në nivelin e 287 metrave nga 296 që është maksimumi, Komani është nivelin 173,62 nga 175 metra që është maksimumi ndërsa Vau i Dejës është 73.48 metra nga 76 që është maksimumi.Periudha e dimrit sipas ekspertëve është piku i konsumit të energjisë elektrike e lidhur kjo edhe me faktin se energjia është alternative kryesore që përdoret nga shqiptarë .