Puna “ në të zezë”, Veliaj deklaron se edhe në shtet shifrat janë shqetësuese
Jo vetëm tek privatët ka njerëz që punojnë në të zezë, edhe në zyrat e shtetit shifrat janë po kaq shqetësuese.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se borxhi që këto institucione i kanë ISSH-së nga punonjësit në të zezë janë 100 milionë dollarë, ndërsa parajmëroi që aksioni do të nisë në janar të 2015.Deklarata e kryeministrit, Edi Rama, në 2 dhjetor të këtij viti se puna në të zezë konsiderohet veprimtari e dënueshme, ngjalli frikë tek biznesmenët, të cilët në kompanitë e tyre kishin të punësuar qindra persona në të zezë.Në fakt, nuk do të jenë kompanitë private të parët që do të goditen në këtë rast, mosdeklarimi i punonjësve është një fenomen që ka ndodhur prej vitesh hapur në zyrat shtetërore.Pas hekurave do të shkojnë fillimisht drejtues insitucionesh publike, entesh, strukturash, kryebashkiak e kryekomunar të cilët prej vitesh kanë punësuar qytetar në të zezë, në kundërshtim me ligjin dhe me një borxh në shtet prej 100 milionë dollarësh.Në një intervistë të dhënë për Ora News, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u dha përgjigje edhe spektikëve ndaj këtij operacioni.“ Si mund të punosh në të zezë për shtetin? Imagjino ç’shtet kemi pas 8 vitet e fundit, kanë punuar në të zezë për shtetin. Edhe paratë e sigurimeve shoqërore që shoqërojnë pagën e punonjëit i kanë bërë rrush e kumbulla. Dhe pati disa njerëz të cilët filluan ta ironizojnë Kryeministrin kur tha që do ketë dhe dënime, ndjekje penale.Pyetja që kam për ironikët është për çfarë bëni ironi? Nëse dikujt i merr nga xhepi 11% të lekëve që ka në xhep a i ke vjedhur 11% të xhepit?”Ministri nuk u ndal në emër të përvetshëm, por tha se qindra punonjësve u mahen lekët nga paga për kontributet, por në fakt këto kontribute nuk kanë shkuar asnjëherë në ISSH dhe këtyre punonjësve nuk u njihen ligjërisht vitet e punës kur të jetë koha për të dalë në pension.