Dy aksidente me vdekje në Shkodër, mjetet përplasin këmbësorët

Dy aksidente me dy të vdekur kanë ndodhur gjatë së shtunës në rrugët e Shkodrës.Aksidenti i parë u shënua rreth orës 16:40 në aksin nacional Shkoder – Han i Hotit, në vendin e quajtur Grizhe, ku mjeti Tip Ford me targa AA 225 HV me drejtues shtetasin Edison Bruçi, 30 vjeç, banues ne fshatin Gradec, Malesi e Madhe, ka perplasur këmbësorin me iniciale S. T, rreth 60 vjeç, banues ne fshatin Grude Fushe, Malesi e Madhe, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ndërsa i dyti ka ndodhur në segmentin Shkodër- Bushat në vendin e quajtur Beltojë. Rexhep Becaj rreth 60 vjeç i ka dalë para një mjeti tip benz dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja.Sipas policisë Becaj njihet si endacak dhe person i cili mblidhte kanaçe dhe në momentin kur automjeti tip benz me targë SH 6360 D me drejtues shtetasin Nikolin Shati po udhëtonte në drejtim të Shkodrës, menjëherë 60-vjeçari i ka dalë para në tentativë për të kaluar rrugën.Përplasja ka qenë fatale ndërsa nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mjeti është drejtuar brenda normave të qarkullimit rrugor.Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili ka njoftuar policinë rreth aksidentit. Policia po kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti.