PD-Ramës: I prapranueshëm mashtrimi me energjinë, shqiptarët gati për protesta
Partia Demorkatike i ka kërkuar qeverisë të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, ose në të kundërtën do të përballet me protestat popullore.“Durimi i shqiptarëve ka një kufi. Ka ardhur koha ti tregojmë sharlatanëve vendin, si kudo në botën e qytetëruar.Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë rritjen me 25 për qind të çmimit të energjisë. Përndryshe do të përballet me protestat më masive dhe të fuqishme që ka njohur ndonjëherë vend”, tha Ristani.Por mbi çmimin e energjisë në rrjetin social facebook, është përpalsur kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa Rama ironizon duke u kërkuar ndjkësve të tij të mos harrojnë lajmetarët që me muaj thanë se çmimi i energjisë do rritej e as buke s'do prodhohej, krydemokrati Basha, thotë se rritja tashmë është një fakt zyrtarë dhe as mashtruesi me ordinere nuk lufton dot kunder fakteve të tij.“Mos i harroni lajmëtaret gënjeshtarë që me muaj ju morën shpirtin duke ju thëne se çmimi i energjisë do rritej e as buke s'do prodhohej më! U hoq vetëm fasha 300KË që i jep fund vjedhjes duke u fshehur pas fashës. Kjo reformë do të sjellë drejtesi, mirëqënie, kursim energjie! Çdo pensionist kryefamiljar çdo invalid apo familje në ndihmë ekonomike do të ketë nga janari në pagën e vet lekët për te paguar diferencen”, shkruan Rama"Duhet të jesh genjeshtar patologjik të besosh se mund t'jua hedhësh njerëzve përhere.Papunësi, varfëri, rritje taksash, rritje çmimesh, kjo është qeverisja Rama-Meta. Durimi i shqiptareve ka një kufi. Po vjen koha t'i tregojme sharlataneve vendin, si kudo ne boten e qyteteruar"Një ditë më parë ere vendosi të rris cminin e ergjisë duke vendosur 9.5 lek për kilovat për konsumatorët familjarë.